Ja kur hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

  • 06 December 2017 - 23:05
Ja kur hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku 16 skuadra kanë kaluar në raundin tjetër

Tashmë kemi 16 skuadra që kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, me Premierligën që ka pesë skuadra.

La Liga ka tre skuadra, Serie A italiane dy, ndërsa nga një skuadër kanë Gjermania, Turqia, Zvicra, Ukraina, Franca dhe Portugalia.

Shorti për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve do të hidhet të hënën më 11 dhjetor në Nyon të Zvicrës nga ora 12:00.

Ndeshjet e para do të zhvillohen me 13/14 dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato të kthimit 6/7 dhe 13/14 mars. 

(Kosova Sot)