Bayern Munich me ofertë për yllin e Leverkusenit në janar

  • 11 December 2017 - 08:57
Bayern Munich me ofertë për yllin e Leverkusenit në janar

Bayern Munich e ka bërë yllin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, prioritetin e saj kryesor për afatin kalimtar të janarit, raporton Bild.

Përfaqësuesi gjerman shihet si zëvendësues i përkryer për Manuel Neuerin, i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Mbetet të shihet nëse Leverkusen do ta pranojë ta shesë atë, apo Bayern do të jetë i gatshëm të shpenzojë shumë për një portier që në thelb do të jetë zëvendësues.

(Kosova Sot)