Liverpooli, më së shumti fitore si vendas në histori

  • 31 July 2015 - 23:54
Liverpooli, më së shumti fitore si vendas në histori

Liverpooli ka fituar numrin më të madh të ndeshjeve në shtëpi në historinë e futbollit anglez.

The Reds kanë fituar 61.58 për qind të ndeshjeve dhe kanë humbur vetëm 16.09 për qind nga 2207 ndeshje në shtëpi që klubi i zhvilloi në Anfield nga sezoni 1893/1894.

Asnjë klub tjetër anglez nuk ka arritur një statistikë të tillë nga 190 mijë e 96 ndeshje të zhvilluara në mbarë historinë e futbollit anglez raporton sky Sports.

Manchester United është ekipi i dytë më i fortë në ndeshjet si vendas, duke fituar 61.43 për qind të ndeshjeve në shtëpi nga sezoni 1892/1893, përderisa Arsenali është në vendin e tretë me 59.27 për qind të fitoreve në histori të futbollit anglez.

Edhe një herë kjo është një tjetër dëshmi se Liverpooli mbetet klubi më glamuroz dhe më i madh anglez në histori.