Durant: Jam në të njëjtin nivel me Jamesin, në të ardhmen do të jem edhe më i mirë

  • 28 December 2017 - 22:28
Durant: Jam në të njëjtin nivel me Jamesin, në të ardhmen do të jem edhe më i mirë

Kevin Durant është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Golden State Warriors.

Edhe në përballjet me Cleveland Cavaliers të LeBron James, Durant ka triumfuar me skuadrën e tij Golden State Warriors.

Durant ka thënë se momentalisht është në të njëjtin nivel me LeBron James, pasi e ka mposhtur si në finalen e stinorit të kaluar ashtu edhe këtë edicion.

“Të gjithë më kanë thënë se unë e mposhta Jamesin, duke më përgëzuar për lojën, jo vetëm në këtë sfidën e fundit por edhe në finalet e play off-it të sezonit të kaluar”, u shpreh Durant.

Ish-ylli i Oklahoma City Thunder, thotë se aftësitë e tij në të ardhmen mund të jenë edhe më të mira.

“Unë i falënderoj të gjithë për fjalët e mira dhe mendoj se sot jam në të njëjtin nivel me LeBron. Ndoshta aftësitë e mia mund të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, është shprehur Durant.

Aktualisht Golden State po prinë në konferencën e perëndimit me 28 fitore e shtatë disfata.