​Ronaldo: E kisha më të vështirë se Messi dhe Ronaldo të bëhesha më i miri

  • 03 January 2018 - 21:44
​Ronaldo: E kisha më të vështirë se Messi dhe Ronaldo të bëhesha më i miri

Legjenda braziliane, Ronaldo insiston se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë më të lehtë të bëhen më të mirët në botë

Ronaldo thotë se në kohën e tij kishte konkurrencë më të madhe dhe ishte më e vështirë që të bëhej më i miri.

Ai thotë se Messi dhe Ronaldo e kanë më të lehtë.

“Në kohën time konkurrenca ishte më e fortë se sa është sot. Në kohën time ishin Zidane, Figo, Rivaldo e Ronaldinho. Ajo ishte gjeneratë ku ishte më e vështirë të ishe më i miri”, tha Ronaldo për Sport Bild.

(Kosova Sot)