Hysaj, debutim fantastik me Napolin
Elseid Hysaj ka debutuar në mënyrën më të mirë në miqësoren e djeshme të Napolit në “Allianz Riviera” ndaj Nicës, i cili është konsideruar si tepër i suksesshëm për mbrojtësinshqiptar.
Edhe pse napoletanët janë mundur 3-2 dhe kanë mbetur me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të marrë nga Callejon, ata janë vlerësuar për perfomancën e tyre në këtë test të parë nën kursin e ri të teknikut Sarri.
Brenda konteksit të vlerësimeve pozitive ka qenë edhe debutimi i shkodranitHysaj, transmeton albeu.
Ai në pjesën e dytë zëvendësoi Ghoulam (46’), duke dëshmuar se është një investim i garantuar për të tashmen dhe të ardhmen e napoletanëve. "La Gazzeta dello Sport" shkruan sot se futbollisti shqiptar luajti me shumë autoritet duke e vlerësuar me notën 6.