Lajm i mirë për Manchester Cityn

  • 12 January 2018 - 16:28
Lajm i mirë për Manchester Cityn

Gabriel Jesus mund të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen e Manchester Cityt kundër Baselit më 13 shkurt, sipas trajnerit Pep Guardiola.

Fillimisht u tha se sulmuesi brazilian do të mungonte 4-6 javë si pasojë e lëndimit të ligamentit të gjurit, të cilin e pësoi në ndeshje kundër Crystal Palace Natën e Vitit të Ri.

Të enjten City e dërgoi Jesusin në Barcelonë për një kontroll, rreth 10 ditë pas lëndimit që e pësoi ndaj Palace dhe Pep tani thotë se ai mund të rikthehet brenda tri javëve.

“Dje, ai ishte në Barcelonë me Dr Cugat, dhe në fund gjithçka doli mirë. Brenda dy apo tri javëve, kur të luajmë kundër Baselit në Ligë të Kampionëve, ai mund të jetë i gatshëm. Mendoj se do të jetë i gatshëm brenda dy apo tri javëve”, ka thënë Guardiola.

(Kosova Sot)