Man United hyn në garë për Christian Pulisic

  • 13 January 2018 - 09:33
Man United hyn në garë për Christian Pulisic

United ka hyrë në garë për Christian Pulisic, do të luftojë me Liverpoolin për shërbimet e 19 vjeçarit.

Sipas asaj që raporton “The Independent”, Manchester Unitedi do të sfidojë Liverpoolin për nënshkrimin me talentin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic.

19 vjeçari është startues i padiskutueshëm te Dortmundi vlera e të cilit është rritur dukshëm vitin e fundit për shkak të progresit.

Klopp e dëshiron lojtarin në Anfield, por pengesë do ta ketë Jose Mourinhon. 

(Kosova Sot)