Interi bën ofertë të lartë për sulmuesin e Liverpoolit
Interi e ka bërë një ofertë të rëndësishme për të pa zbuluar për sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, raporton BBC.
Sulmuesi 28-vjeçar i Kombëtares së Anglisë ka bërë vetëm pesë paraqitje nga fillimi për skuadrën e Jurgen Klopp këtë sezon, dhe “Të kuqtë” do ta konsiderojë ofertën e Interit.
Gjiganti i Serisë A është i gatshëm t’ia paguajë pagën lojtarit. Për më tepër, diskutimet kanë nisur edhe për një transferim të përhershëm të lojtarit në fund të sezonit.
Interi e dëshiron si të huazuar së pari Sturridge për shkak të Financial Fair Play.
(Kosova Sot)