Reali mposht Tottenhamin (Video)

  • 04 August 2015 - 21:48
Reali mposht Tottenhamin (Video)

Skuadra e Real Madridit ka arritur që ta mposhtë Tottenhamin në ndeshjen e parë të Audi Cup me rezultat 2-0. -

Los Blancos ishin në përgjithësi skuadër më e mirë se ajo e Spurs dhe në fund me plotë meritë realizuan fitore.

Goli i parë për klubin spanjoll erdhi pas 36 minutave lojë, kur pas një aksioni të bukur ishte James Rodriguez që realizoi për 1-0.

Meritorë që në pjesën e parë u pa vetëm një gol ishte portieri i dytë i Tottenham, Michel Vorm që startoi nga minuta e parë.

Pjesa e dytë ishte paksa më e qetë por golin e dytë dhe vendimtar e realizoi ish anëtari i Tottenham, Gareth Bale kësaj rradhe me ndihmën e portierit Vorm (79′).