Ronaldo mbush 33 vjet – Dhjetë momentet më të mira në karrierën e tij, nga fitimi i Topit të Artë te shkëlqimi me Portugalinë (Foto/Video)

  • 05 February 2018 - 18:41
Ronaldo mbush 33 vjet – Dhjetë momentet më të mira në karrierën e tij, nga fitimi i Topit të Artë te shkëlqimi me Portugalinë (Foto/Video)

Lojtari më i mirë në botë mbush 33 vjet, ndërsa nuk ka mënyrë më të mirë për ta uruar, duke ia kujtuar disa nga momentet më legjendare.

Futbollisti që ka fituar gjithçka në nivel personal, por edhe me klube, është në vitet e fundit të karrierës, por forma e tij e jashtëzakonshme, tregon se ai ka edhe shumë për të dhuruar.

The Sun ia kujton disa nga momentet më të bukura, por edhe ato që nuk harrohen lehtë, sidomos nga anglezët.

10.Nënshkrimi me Man United

Në vitin 2003, Cristiano Ronaldo kishte nënshkruar me United, si zëvendësues i David Beckham nga Sir Alex Ferguson. Ai erdhi nga Sporting Lisbon.

Ai mori numrin 7 që ishte lënë i lirë nga Becks, ndërsa Fergie kishte harxhuar vetëm 12.24 milionë funte.

Pjesa tjetër me fanellën e United është histori.

Image

9.Hapja e muzeut të tij 

Duhet të jesh në futbollist i jashtëzakonshëm që të hapësh muze tëndin.

‘The Museu CR7’ është vendi i një njeriu të madh, ku janë të ekspozuar trofetë e tij, fanellat dhe fotografi të futbollisti ikonë.

Image

Muzeu gjendet në Funchal, Madeira, dhe menaxhohet nga vëllai i tij, Hugo Aveiro.

Edhe aeroporti lokal mban një bust që i është dedikuar atij.

Image

8.Është kapiten i Portugalisë 

Çdo futbollist ëndërron që të jetë kapiten i ekipit të tij kombëtares, pasi është krenaria më e madhe.

Ronaldo u bë kapiten me 23 qershor të vitit 2008.

Image

Ai ka luajtur 147 ndeshje me ekipin kombëtare duke shënuar 79 herë. Të dyja rekorde sa i përket Portugalisë.

7.Të jesh brend i modës

Kur karriera sportive ju kthen në një superstar global, atëherë keni bërë diçka me të vërtetë.

Cristiano fillimisht reklamoi pantallonat Armani, ku u bë një ikonë e modës duke kapërcyer hapat të tjerë mbi futbollin.

Image

Ai vazhdoi dhe e langoi markën e vet të modës, CR7, e cila vazhdon të kap majat.

Image

6.Të jesh golashënuesi më i mirë në pesë ligat e para

Sezonin e kaluar, Cristiano ka thyer rekordin e gjatë të mbajtur nga Jimmy Greaves me 366 gola. Ai ndaj Celtas shënoi golat e 367 dhe 368.

Image

5.Triumfi La Decima  

Nuk ishte një sekret që Real Madridii kishte obsesion për të fituar Ligën e Kampionëve, numër 10.

Në 2014 erdhi momenti dhe Reali fitoi ndaj Atletico Madridit fitore 4-1.

Image

Ronaldo shënoi në atë ndeshje nga pika e bardhë.

4.Fitimi i Topit të Artë pesë herë 

Jo vetëm që Ronaldo kërkoi titullin e lojtarit më të mirë në botë, por edhe e fitoi Topit të Artë në dhjetor 2017.

Image

Ai gjithashtu barazoi rekordin e më së shumti trofe të vendosur nga Lionel Messi.

Image

3.Momenti i keq 

Të gjithë e kujtojmë dhe nuk u kryqëzuam për këtë. Ishte në Arena AufSchalke në Gelsenkirchen, Gjermani.

Ishte çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 dhe Wayne Rooney kishte rrëzuar Ricardo Carvalhon.

Image

Ronaldo u ankua për karton të kuq para syve të anglezit, dhe gjyqtari e dërgoi jashtë. Ai pas kësaj ia bëri më sy bankës së Portugalisë.

2.Transferimi i rekordeve të tij në Real Madrid

Ai kishte lënë Ligën Premier për një sfidë të re. Real Madrid e ftoi në vitin 2009 dhe ai nuk e refuzoi.

Kjo lëvizje i kushtoi Los Blancos 80 milionë funte.

Image

80.000 tifozë morën pjesë në prezantimin e tij në Santiago Bernabeu.

1.Fitorja në Euro 2016 me Portugalinë

Ai kishte arritur gjithçka në futboll, përveç një trofe madhor me ekipin e vendit të tij.

Në vitin 2016 ndryshoi gjithçka, kur Portugalia mundi Francën 1-0 në Stade de France në Saint-Denis.

Image

Ai u detyrua të largohej nga loja pas vetëm 24 minutash, por Ronaldo e fitoi të drejtën që ta ngrish në qiell trofeun e merituar.

Image

Kjo ishte një hakmarrje për humbjen e Euro 2004 me Greqinë, në stadiumin Da Luz në Lisbonë. 

(Kosova Sot)