Fenomeni Ronaldo: Neymar mund ta fitojë Topin e Artë edhe tek PSG

  • 05 February 2018 - 20:59
Fenomeni Ronaldo: Neymar mund ta fitojë Topin e Artë edhe tek PSG

Neymar nuk duhet të largohet nga Paris Saint-Germain për të fituar Topin e Artë, pasi atë mund ta fitojë edhe tek skuadra francez thotë legjenda braziliane Ronaldo.

Neymar ka lulëzuar që nga bërja e futbollistit më të shtrenjtë në botë duke bërë një lëvizje prej 222 milionë eurosh në PSG nga Barcelona në muajin gusht, duke shënuar 18 gola për të vënë skuadrën e tij në një pozitë dominuese në krye të tabelës në Ligue 1.Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka sugjeruar se Neymar nuk do të jetë në gjendje të fitojë Topin e Artë nëse ai qëndron në PSG, ndërsa mbajtësit e Ligës së Kampionëve vazhdojnë të jenë të lidhur me sulmuesin.Por, Ronaldo i njohur si fenomeni – fitues i Topit të Artë në vitet 1997 dhe 2002 – beson se Neymar mund të qëndrojë në PS dhe ta fitojë çmimin e madh individual.

“Ai ka gjithçka për të fituar Topin e Artë në Paris”, ka thënë fillimisht Ronaldo për mediumin SFR Sport.

“Ka klube që unë do të doja të luaja tani. Një nga skuadrat kryesore është PSG”.“Kam ardhur shumë herë në Paris, jeta ime ka qenë kaq shumë herë e lidhur në këtë qytet që ndihem parisien, por kurrë nuk kam pasur këtë mundësi”.“Unë kurrë nuk kam pasur një propozim, kam luajtur në klube të mëdha evropiane, por karriera ime më mori vetëm në Itali, Spanjë dhe Holandë”, përfundoi fenomeni. 

(Kosova Sot)