Messi është përgjegjës për gjysmën e golave të Barcelonës në La Liga këtë sezon

  • 06 February 2018 - 11:23
Messi është përgjegjës për gjysmën e golave të Barcelonës në La Liga këtë sezon

Nuk është fshehtësi se Lionel Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër fantastik për Barcelonën.

Pesë herë fitues i Topit të Artë udhëheq në ranglistën e top golashënuesve në La Liga me 20 gola këtë sezon.

Po ashtu, ai ka dhuruar edhe 10 asiste, më shumë se çdo lojtar tjetër, që do të thotë se së bashku ai ka shënuar dhe asistuar në 30 gola në La Liga këtë sezon.

Derisa statistikat e tij tregojnë sa i mahnitshëm është Messi, ato po ashtu zbulojnë se Barcelona është e varur nga superylli argjentinas.

(Kosova Sot)