Pas nëntë vitesh, Real Madridi po kërkon sulmues që do ta largojë Benzeman nga formacioni

  • 07 February 2018 - 14:08
Pas nëntë vitesh, Real Madridi po kërkon sulmues që do ta largojë Benzeman nga formacioni

Karim Benzema ka ardhur te Real Madridi në verën e vitit 2009, si hije e dy blerjeve të mëdha që erdhën në atë kohë.

Në fakt Real Madridi kishte nënshkruar edhe me Cristiano Ronaldon dhe Kakan

Francezi erdhi si numër 9 i vërtet në atë kohë në Santiago Bernabeu dhe ishte 21 vjeç.

Ai luftoi për një vend me Gonzalo Higuainin, i cili u desh të largohet drejt Napolit, por Pipita mbetet lojtari i vetëm me të cilin Benzema kishte rivalitet të vërtet për një vend në përbërje.

Florentino Perez, që kishte udhëtuar personalisht drejt Lyon për të nënshkruar me të, nuk ka asnjë dyshim në sulmuesin.

Por golat e francezit nuk janë të shumta në vitet e fundit.

Pastaj erdhën edhe Adebayor dhe Javier ‘Chicharito’ Hernandez. Por as këta të dy nuk arritën t’i bënin rivalitet sulmuesit.

Alvaro Morata ishte i fundit dhe u mundua shumë, por e pa që te Reali luan vetëm një lojtar, ku pastaj kaloi te Chelsea.

Por pas nëntë viteve, tani Real Madridi, është duke kërkuar një sulmues të jashtëzakonshëm për afatin veror. Më në fund.

(Kosova Sot)