Ronaldo: Nuk mund të bëjë gjëra që i bëja kur isha 20 vjeç

  • 07 February 2018 - 15:45
Ronaldo: Nuk mund të bëjë gjëra që i bëja kur isha 20 vjeç

Në një intervistë shumë të sinqertë Cristiano Ronaldo, ka folur për të ardhmen e tij dhe shumë gjera rreth jetës. 

Tani 33 vjeç, ylli i Real Madridit, ka folur për nivelin personal.

“Kam ambicie, shumë ambicie”.

“Mendoj që secili duhet t’i ketë ëndrrat e veta. I kam ndjekur të mijat dhe vazhdoj ta bëjë, punoj që të arrij më shumë”.

“Në jetën personal, në këtë moment gjëra janë fantastike. Familja ime është rritur, jam shumë i lumtur me jetën time”.

“Në aspektin profesional, kam pasur dy vite shumë të mirë, ku kam fituar edhe me klubin edhe me ekipin kombëtar, duke e mbajtur nivelim tim me vite lartë”.

“Tani unë nuk mund t’i bëjë gjërat që i kam bërë para 10 viteve. Për të qenë në këtë formë duhen sakrifica të mëdha”.

“Nuk mund të bëj disa gjëra, me siguri nuk mund të bëj gjërat që i bëja kur isha 20 vjeç”.“Ne gjithmonë duhet të gjejmë një ekuilibër, madje edhe detajet e vogla bëjnë dallimin”, ka thënë Ronaldo.

(Kosova Sot)