Napoli apo Juventus? Ronaldo tregon se kush dëshiron të fitojë Scudetton
Legjenda braziliane, Ronaldo shpreson se këtë sezon Napoli do të fitojë titullin e Serie A
Napoli dhe Juventus janë dy skuadrat e vetme që po garojnë edhe këtë sezon për titullin e ligës italiane.
Ronaldo shpreson se këtë vit do të ndalet dominimi i Juventusit dhe triumfues në fund të jetë Napoli.
“Napoli-Juventus sot është si Barcelona-Real gjatë kohës time në La Liga”, tha fillimisht Ronaldo për Fazzetta dello Sport.
“Napoli ka stil të jashtëzakonshëm të lojës, por Juventus ju shkatërron me mentalitetin e fortë dhe mënyrën për të gjetur zgjidhje”.
“Nuk e di si do të përfundojë, por e di se si unë do të dëshiroja. Pas kaq shumë viteve dominim nga Juventus, të më pëlqente të fitonte Napoli”, u shpreh ai në fund.
(Kosova Sot)