E pamposhtur: Prishtina e fortë edhe për Yllin - Sport - Kosova Sot
E pamposhtur: Prishtina e fortë edhe për Yllin

E pamposhtur: Prishtina e fortë edhe për Yllin

KB Prishtina ka vazhduar me formën e lartë në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti sonte e mposhti Yllin me dhjetë pikë epërsi, 96-86.

Granit Rugova ishte më efikasi te Prishtina me 28 pikë, i ndihmuar me 19 pikë nga Alban Veseli, kurse te Ylli më i miri ishte Leonard Mekaj me 24 pikë.

Prishtina vazhdon të jetë lider me 38 pikë, kurse Ylli mban vendin e katërt me 29 pikë.

(Kosova Sot)

1 orë e 52 minuta më parë
16/12/18