FHK-ja kërkon ndriçim më të mirë për të shmangur gjobat e radhës - Sport - Kosova Sot
FHK-ja kërkon ndriçim më të mirë për të shmangur gjobat e radhës

FHK-ja kërkon ndriçim më të mirë për të shmangur gjobat e radhës

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë kërkesë në Departamentin e Sportit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përmirësimin e ndriçimit në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë

Në këtë palestër, ndër të tjera, luhen ndeshjet ndërkombëtare të hendbollit, përfshirë edhe ato të përfaqësueses së Kosovës në hendboll për femra në fazën e dytë të kualifikimeve për evropianin e këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 1 tetor të vitit të kaluar në palestrën e Pallatit të Rinisë është luajtur ndeshja mes Kosovës dhe Holandës, që është prej përfaqësueseve më cilësore në botë në hendbollin e femrave. Dhe Federata Evropiane e Hendbollit ka vlerësuar se ndriçimi nuk ishte i mjaftueshëm në atë ndeshje. Për këtë e ka dënuar Federatën e Hendbollit të Kosovës me 6.000 euro.

FHK-ja po shpreson ta anulojë këtë dënim në shkallën e dytë, përkatësisht në apel, por po ashtu ka marrë iniciativë për të përmirësuar ndriçimin në palestër, për të shmangur gjobat e radhës, që do të jenë më të mëdha.

(Kosova Sot)

20 orë e 46 minuta më parë
15/12/18