“Bale kushton të paktën 222 milionë euro, sikurse Neymar”

  • 12 February 2018 - 13:58
“Bale kushton të paktën 222 milionë euro, sikurse Neymar”

Gareth Bale është i lumtur në Real Madrid dhe nuk e ka ndërmend të largohet gjatë verës

Jonathan Barnett, agjent i Gareth bale ka thënë se klienti i tij së paku kushton 222 milionë euro, ashtu sikurse edhe Neymar.

Ai po ashtu tha se Bale e donë Realin dhe nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernebeu.

“Bale? Ai vlen së paku 222 milionë euro, sikur Neymar, por ai është i lumtur, ai e donë Real Madridin”.

“Gareth nuk ka nevojë që Cristiano Roanldo të largohet nga skuadra, ai edhe tashmë është një yll në Real Madrid”, u shpreh ai në fund.

Barnett kështu ka shuar zërat për një largim të mundshëm të Bale nga Reali, me Manchester United dhe Tottenham të interesuara për të.

Image

(Kosova Sot)