Rapidi pëson sërish humbje, Rrahmani humb penalltinë

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 22:00
Rapidi pëson sërish humbje, Rrahmani humb penalltinë

Rapid Bukureshti ka pësuar humbjen e katërt rresht në fazën finale në Superligën e Rumanisë.

Rapidi sonte pësoi humbje në udhëtim ndaj Sepsi Sf. Gheorghe me rezultatin 3:2.

Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani ishin titullar sonte. Krasniqi luajti tërë ndeshjen, kurse Rrahmani u zëvendësua në minutën e 60-të me Florent Hasanin.

Rrahmani la gjurmë në këtë përballje duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij, por humbi një penallti në minutën e 54-t.

Rapidi është i fundit në renditjen tabelare të kësaj faze finale në Superligën rumune, me një bilanc prej tetë humbjeve dhe një barazimi.

Rapidi në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit për këtë sezon, do të përballet me kampionin e ri, Steaua Bukureshtin. 

(Kosova Sot Online)