Alex Song rikthehet në Spanjë
Alex Song mund të përsërisë aventurën e tij në Spanjë. Ish-lojtari i Barcelona-s, i cili së fundmi luante për Rubin Kazan, por që ndërpreu kontratën për arsye financiare, është i lirë për të firmosur me çdo ekip. Real Betis po insiston me më shumë për të siguruar shërbimet e kamerunasit. Mesfushori po stërvitet me Arsenal-in për të qenë në formë, ndërsa bisedimet me Betis-in janë shumë pranë finalizimit. Song do të ishte goditja e dytë e madhe për klubin pas afrimit të Marc Bartra në janar.
(Kosova Sot)