Bayern Munich e përmbys Wolfsburgun, shënon fitoren e 10 më radhë në Bundesligë
Bayern Munich ka arritur të fitojë në mënyrë sensacionale ndaj Wolfsburgut në udhëtim të shtunën pasdite, duke regjistruar kështu fitoren e 10 më radhë në Bundesligë.
Wolfsburgu e priti Bayernin në “Volkswagen Arena” në kuadër të javës së 23-të të Bundesligës gjermane.
Bayern pësoi gol herët në ndeshje, kur Didavi i kaloi vendasit ën epërsi në minutën e 8-të. Mundësia më e mirë për mysafirët erdhi në minutën e 55-të, e cila nuk u shfrytëzua nga Arjen Robben, i cili dështoi të shënojë nga pika e bardhë.
Por, Bayern përfundimisht arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 64-të përmes Wagnerit.
Kur mendohej se bavarezët do të ndaleshin, kështu nuk mendoi Robert Lewandowski, i cili realizoi për fitoren e Bayernin nga penalltia.
Bayern vazhdon të kryesojë në renditjen tabelore dhe tani ka 59 pikë, 21 më shumë se Bayer Leverkusen në vendin e dytë.
Wolfsburg gjendet në vendin e 13-të me 24 pikë.
(Kosova Sot)