Luis Ortiz nuk tërhiqet, i kërkon revanshin Deontay Wilder

  • 05 March 2018 - 18:54
Luis Ortiz nuk tërhiqet, i kërkon revanshin Deontay Wilder

Humbja e parë në karrierë nuk është pritur aspak mirë nga boksieri kubanez Luis Ortiz, që 24 orë pas disfatës me Deontay Wilder ka deklaruar se i ka kërkuar kampionit të botës revanshin. Boksieri amerikan fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të këtë sfidë dhe mbrojti titullin kampion bote në kategorinë WBC, një përballje që deri në ato momente po fitohej me pikë nga Ortiz. Ndaj dhe kubanezi mendon se e meriton të drejtën për revansh, duke qenë se përballja mes tyre ishte spektakolare dhe e fortë. “E dija që Ëilder grushton fort në ring dhe ai e vërtetoi këtë gjë ndaj meje. Ky ishte fat ii atij duel, kjo ditë ishte me fat për të”, tha Ortiz për mediat amerikane.

Më tej, Ortiz, që numëron edhe 28 fitore në karrierë (24 me KO), shtoi: “Ai është një nga boksierët më tën mirë me të cilët jam përballur, por mes dy boksierësh të mëdhenj gjithçka mund të ndodhë në ring dhe atë sfidë mund dhe duhej ta kisha fituar unë. Unë mund të kisha shkuar edhe në raundin e 12-të, por mjaftoi një grusht që të vendoste sfidën dhe të caktonte kampionin e botës. Ky është fati dhe ti nuk mund të bësh asgjë kundër tij. Mendova se e kisha fituar sfidën dhe u rehatova shumë dhe mjaftoi një grusht për të vendosur gjithçka, por ndaj një boksier si Wilder një detaj vendos gjithçka.  Ndaj mendoj se e meritoj revanshin, por i takon Wilder të vendosë”, u shpreh Luis Ortiz.

(Kosova Sot)