Ramos: Neymar është lojtar i një tjetër niveli, por Di Maria do ta zëvendësojë pa problem

  • 05 March 2018 - 20:49
Ramos: Neymar është lojtar i një tjetër niveli, por Di Maria do ta zëvendësojë pa problem

Ramosi beson nuk do të vërehet mungesa e Neymarit për shkak të Di Marias.

Neymari nuk do të mund të luajë kundër Real Madridit në sfidën kthyese të Ligës së Kampionëve, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në kyçin e këmbës së djathtë ditë më parë.

Duke e pranuar se Neymari është i një tjetër niveli, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se Angel di Maria është i aftë ta zëvendësojë brazilianin.

“Neymar është lojtar i një tjetër niveli, e njoh shumë mirë nga Barcelona. Por, Di Maria është gjithashtu i mirë dhe mund të bëjë paraqitje të mirë edhe në aspektin defensive. Besoj se ai do ta zëvendësojë Neymarin”, u përgjigj Ramos.

“Ne jemi gati dhe kemi ekip për t’u përballë me PSG-në. Kjo ndeshje është si një finale”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)