PSG kërkon ta përmbysë Realin pa Neymarin, formacionet e mundshme - Sport - Kosova Sot
PSG kërkon ta përmbysë Realin pa Neymarin, formacionet e mundshme

PSG kërkon ta përmbysë Realin pa Neymarin, formacionet e mundshme

Paris Saint-Germain, në mungesë të lojtarit kryesor të vet Neymarit, do të jetë nikoqir i Real Madridit sonte në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

PSG do të kërkojë ta përmbysë Realin dhe të kalojë në çerekfinale, ndërkohë për “Los Blancos” Liga e Kampionëve tanimë është tentimi final për t’i përmirësuar gjërat në një sezon që është karakterizuar me zhgënjim.

Djelmoshat e Zinedine Zidane shënuan fitore 3-1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” në shkurt dhe do të kërkojnë ta shfrytëzojnë faktin se PSG do të jetë pa njeriun kryesor në fushë.  

Formacioni i mundshëm i PSG-së: Areola; Alves, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Verratti, Rabiot, Lo Celso; Di Maria, Mbappe, Cavani.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Modric, Asensio, Bale; Ronaldo, Benzeman.

(Kosova Sot)

6 orë e 55 minuta më parë
18/12/18