Fishekzjarrë e brohoritma: Tifozët ultras të PSG-së i lënë pa gjumë lojtarët e Realit dy orë pas mesnate

  • 06 March 2018 - 13:17
Fishekzjarrë e brohoritma: Tifozët ultras të PSG-së i lënë pa gjumë lojtarët e Realit dy orë pas mesnate

Koha e ndeshjes po afron dhe Real Madridi është shumë i palumtur me çdo gjë që ka ndodhur deri më tani para ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Tifozët ultras të Paris Saint-Germainit e kanë vizituar hotelin ku lojtarët e Realit janë duke qëndruar në orën 1:30 të mëngjesit duke bërë zhurmë të madhe, raportojnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Fishekzjarrë, raketa ndriçuese dhe brohoritje me zë të lartë dhe kërcënuese e kanë thyer heshtjen kur lojtarët e gjigantit spanjoll po flinin.

Pesëdhjetë ultras u vendosen pranë hyrjes kryesore të hotelit, duke bërë zhurmë ta madhe deri në momentin kur sigurimi i thirri policinë franceze.

Shumica e lojtarëve dhe stafit të Realit ishin zgjuar nga gjumi, të vetëdijshëm se çfarë do t’i presë në “Parc des Princes” të martën në mbrëmje.

(Kosova Sot)