E konfirmuar: Kjo është arsyeja e vdekjes së Astorit

  • 06 March 2018 - 16:31
E konfirmuar: Kjo është arsyeja e vdekjes së Astorit

Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori të dielën në mëngjes kishte vdekur në dhomën e hotelit, pak orë para ndeshjes me Udinesen

Fillimisht u tha se italiani kishte vdekur shkaku i një sulmi në zemër, ndërsa më pas prokuroria hapi rast, me pretekstin se ai mund të jetë vrarë.

Por, raportet e fundit të Italian Press bëjnë me dije se autopsia ka vërtetuar se lojtari ka vdekur nga sulmi në zemër.

Është konfirmuar se zemra e Astorit gradualisht ka filluar të ngadalësohet, deri sa në fund është ndalur krejt.

Tashmë trupi i tij po bëhet gati për funeralin që do të kryhet këtë të enjte në Basilica di Santa Croce në Florencë. 

(Kosova Sot)