Messi: Pozicionin në fushë mund ta kem ndryshuar, por ende po shënoj gola

  • 07 March 2018 - 11:51
Messi: Pozicionin në fushë mund ta kem ndryshuar, por ende po shënoj gola

Pasi shënoi gol nga goditja e dënimit kundër Atletico Madridi – i cili ia siguroi Barcelonës tri pikë të rëndësishme – Lionel Messi ka thënë se përkundër ndryshimit të pozicionit në fushë synimi i tij mbetet të shënojë gola.

Edhe pse nën urdhrat e Ernesto Valverdes, superylli argjentinas është tërhequr disa metra prapa në fushë për ta pranuar topin dhe krijuar raste, mentaliteti i tij për të shënuar nuk ka ndryshuar.

“Në vitin e fundit mund të kem lëvizur me pozitë më prapa në fushë, në mënyrë që të sulmoj nga jashtë zone, për dallim nga vitet tjera kur luaja më përpara”, ka thënë Messi.

“Është e vërtetë se e kam bërë këtë, por gjithmonë me idenë për të vazhduar me shënimin e golave”, shtoi ai.

(Kosova Sot)