Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit

  • 08 March 2018 - 11:16
Barcelona e frikësuar se dikush mund të paguajë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Leo Messi muaj me parë vazhdoi kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021,me një klauzolë prej 700 milionë euro

Drejtori për financa dhe strategji i Barcelonës, Pancho Schroder ka frikë se një nga rivalet mund të paguajë 700 milionë euro për Leo Messin.

Kaq është klauzola e argjentinasit, i cili muaj më parë vazhdoi kontratën deri në vitin 2021.

“Ne i kemi vendosur një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme që Messi të pensionohet në Barcelonë”, tha Schroder për Sky Sports.

“Por, kështu menduam edhe një vit më parë për klauzolën e Neymar, që ishte e mjaftueshme për ta mbajtur lojtarin. Na u dëshmua verën e kaluar se kjo nuk është e garantuar”.

Për Messin po interesohen skuadra nga Kina deh Manchester City, të cilat edhe mund ta paguajnë klauzolën marramendëse të argjentinasit. 

(Kosova Sot)