Manchester United në gjysmëfinale të FA Cup
Manchester United e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të FA Cup, pas fitores ndaj Brighton në çerekfinale të shtunën në mbrëmje në “Old Trafford”.
Romelu Lukaku në minutën e 37-të dhe Nemanja Matic në të 84-të u përkujdesen që ia sigurojnë gjysmëfinalen skuadrës së Jose Mourinhos
Kështu, United iu bashkohet Tottenhamit në gjysmëfinale.
Ndërkohë, në ndeshjet e mbetura çerekfinale do të luftojnë Leicester City kundër Chelsea dhe Wigan kundër Southampton
(Kosova Sot)