Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian - Sport - Kosova Sot
Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Paraqitjet e mira të Enis Bardhit me Levanten këtë sezon në La Liga nuk kanë shkuar pa u vërejtur nga gjigant dhe skuadra kryesore europiane

Kështu, sot ESPN, ka shkruar që Interi dhe Paris Saint – Germain e kanë targetuar mesfushorin kreativ të Maqedonisë, shqiptarin Enis Bardh.

Mesfushori ofensivë do të bëhet 23 vjeç në korrik dhe ka kontratë me Levanten deri më 2020, me një opsion për zgjatje të saj edhe dy vite.

Levante e kishte blerë atë prej Ujpest FC në Hungari, kurse më parë kishte luajtur në Danimarkë dhe Suedi. Ai kishte shkuar në Spanjë për një shumë prej 1.5 milionë euro.

Bardhi tani ka një çmim tërësisht tjetër derisa ka shënuar nentë gola dhe ka bërë një asist në 25 ndeshje të La Ligas me Levanten këtë sezon.

Ai shënoi dy gola në fitoren e jashtëzakonshme prej 5-4 të Levantes kundër Barcelonës në vikend. 

 

(Kosova Sot)

13 orë e 56 minuta më parë
11/12/18