Ky pritet të jetë lojtari më i ri i Kosovës
Jetmir Krasniqi është futbollisti i ri që ka pranuar të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Këtë lajm, redaksisë së sportit ja ka konfirmuar vetë futbollisti.
23 vjeçari kosovar, aktualisht luan në Lugano, me të cilin ekip ka nënshkruar kontratë 2 vjet e gjysmë kurse është transferuar nga Chiasso.
Pozicioni i tij në fushë është mbrojtës i djathtë, por mund të luaj edhe qendërmbrojtës dhe mesfushorë i djathtë.
(Kosova Sot)