“Ta luash një finale është e vështirë, t’i luash dy shumë e vështirë, ndërsa t’i luash tri çmenduri”

  • 23 May 2018 - 12:53
“Ta luash një finale është e vështirë, t’i luash dy shumë e vështirë, ndërsa t’i luash tri çmenduri”

Në Kiev, Real Madridi do ta ketë mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë më radhë, por Toni Kroos insiston të arrihet kjo se nuk është aspak detyrë e lehtë.

Gjermani e ka fituar këtë trofe të çmueshëm tri herë – një herë si lojtar i Bayern Munichut dhe dy herë tjera me Los Blancos – dhe tani e ka përshkruar ndjesinë e të qenit pjesëmarrës në një ngjarje të tillë.

“Të luash një finale është e vështirë, t’i luash dy është shumë e vështirë, dhe t’i luash tri është çmenduri”, ka thënë Kroos.

“Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe nuk e di nëse do të ndodhë prapë, por ne do ta kërkojnë titullin e tretë më radhë”, shtoi ai.

Të shtunën më 26 maj, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finalen e Kievit. 

(Kosova Sot)