Dinamo e Amir Rrahmanit fton kupën e Kroacisë
Dinamo Zagreb e ka mundur me rezultat 1-0 Hajdukun e Splitit për ta fituar kështu Kupën e Kroacisë
Dinamo Zagreg ka fituar titullin e dytë kombëtare pasi që në finale të Kupës e ka mposhtur Hajdukun e Spilitit me rezultat të ngushtë 1-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola me një dominim të lehtë të zagrebasve, por që Hajduku ishte i vëmendshëm.
Goli i fitores për Dinamon erdhi në fillim të pjesës së parë.
Mario Gavranovic e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes se Hajdukut duke kaluar kështu në epërsi Dinamon në minutën e 55’të.
Hajduku pati një mundësi të mirë të barazoi rezultatin në minutën e 88 por mbrojtja e Dinamos ishte e kujdesshme.
Kështu Dinamo, pasi ka fituar titullin e kampionit të Kroacisë ka fituar edhe Kupën e Ligës duke marrë në shtëpi dy trofetë më të rëndësishëm të Kroacisë.
(Kosova Sot)