Shpërblehet James Rodriguez
Rodriguez ka shkëlqyer në fitoren 3-0 të Kolumbisë kundër Polonisë.
James Rodriguez nuk shënoi asnjë gol kundër Polonisë, por dhuroi 2 asiste dhe shkëlqeu në fitoren 3-0 të Kolumbisë.
Ai është vlerësuar si më i miri i takimit nga FIFA, duke marrë çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Kolumbia tani ka gjithçka në duart e saj dhe nëse do të vazhdojë tutje në Kupën e Botës, duhet ta mposhtë Senegalin në takimin e fundit.
(Kosova Sot)