Firmino: Alisson më ka pyetur rreth Liverpoolit

  • 18 July 2018 - 10:03
Firmino: Alisson më ka pyetur rreth Liverpoolit

Edhe një lajm i mirë për tifozët e skuadrës angleze të Liverpoolit sa i përket transferimeve të reja të lojtarëve.

Sulmuesi qendror brazilian, Firmino ka filluar të numërojë ditët kur bashkëkombësi Alisson Becker do t’i bashkohet te The Reds.

 

Skuadra nga Anfield Road ka bërë një ofertë të majme që kap shifrat prej 60 milionë eurove për portierin e Romës.

“Po, ai më pyeti për Liverpoolin dhe shpresoj se do të vjen këtu, por e di se ka marr edhe oferta të tjera”.

“Nuk do të ishte keq nëse do të vinte në Liverpool. Kemi bërë një skuadër shumë të mirë për këtë sezon”, tha ai.

Theksojmë se për portierin brazilian kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane duke përfshirë edhe Real Madridin.

Ndryshe, Liverpooli deri më tani ka transferuar Xherdan Shaqirin, Nabil Keitan dhe Fabinhon.

(Kosova Sot)