Iniesta dhe Torres debutojnë me humbje në ligën japoneze
Andres Iniesta dhe Fernando Torres kanë debutuar në ligën japoneze J-League me humbjen të dielën.
Andres Iniesta e bëri debutimin e tij të shumëpritur për Vissel Kobe si zëvendësues të dielën, por ishte ditë për t’u harruar për klubin e tij të ri, sepse u mposht 3-0 në shtëpi nga Shonan Bellmare.
Transferimi i Iniestas në Japoni nga Barcelona u konfirmuar në fund të muajit maj, por mesfushori spanjoll debutoi për Kobe vetëm tani për shkak se ishte pjesë e Spanjës në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Ndërkohë, Fernando Torres, ish-bashkëlojtari i Iniestas në ekipin kombëtar të Spanjës, po ashtu debutoi në J-League nga stoli për klubin e tij të ri Sagan Tosu, por edhe ai pësoi humbjen në debutim, nga Vegalta Sendai 1-0.
(Kosova Sot)