Bonucci dhe Ronaldo shënojnë gola në fitoren e Juventusit
Leonardo Bonucci dhe Cristiano Ronaldo të dy kanë shënuar gola në fitoren e Juventusit kundër ekipit të dytë të Juventus U-23
Bardhezinjtë luajtën kundër skuadrës se re dhe fituan me rezultat 5-0 në Villar Perosa në një ndeshje tradicionale parasezonale që u luajt të dielën por edhe një tjetër sot.
Cristiano Ronaldo hapi llogarinë e golave në qendrën stërvitore të Juventusit, me Leonardo Bonuccin dhe Joao Cancelon që po ashtu shënuan.
Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic po ashtu shënuan në pjesën e parë, derisa skuadra po përgatitet që të përballet me Chievon në ndeshjen e parë të hapjes se Serie A këtë vikend.
Trajneri Massimiliano Allegri ka ndryshuar pothuajse tërë skuadrën pas pjesës së parë, me Federico Bernardeschi, Mario Mandzukic dhe Blaise Matuidi që po ashtu shënuan në pjesën e dytë.
Mattia De Sciglio dhe Leonardo Spinazzola kanë munguar të dy, pasi që janë duke punuar në programe personale për t’u rikuperuar nga lëndimi.
(Kosova Sot)