Jose Mourinho përleshet me shefin e Manchester Unitedit

  • 21 August 2018 - 10:32
Jose Mourinho përleshet me shefin e Manchester Unitedit

Kanë filluar telashet në “Old Trafford”, me trajnerin Jose Mourinho shefin ekzekutiv të klubit, Ed Woodward, në një përçarje të madhe.

The Star shkruan se kohët e trazuara në Manchester United vazhdojnë në këtë fillim sezon, pasi trajneri Jose Mourinho dhe shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward, pritet të përleshen rreth Anthony Martialit.

Ylli francez është i parëndësishëm për trajnerin portugez, i cili nuk e dëshiron në skuadrën e tij.

Woodward, megjithatë, beson se Martial duhet të largohet vetëm për një shumë marramendëse, përndryshe duhet të qëndrojë në “Old Trafford”.

(Kosova Sot)