Në cilin grup do të luante Skënderbeu, po të fitonte?
Skënderbeu është eliminuar nga Dinamo e Zagrebit më herët në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, në cilin grup do të luante Skënderbeu po të kualifikohej?
Nëse marrim parasysh faktin se është përballur me Dinamon e Zagrebit, do e llogarisnim grupin në të cilin gjendet skuadra kroate.
Andaj, nëse Skënderbeu do të kualifikohej dhe do të ishte në vendin e Dinamos, do të ishte në grupin F, bashkë me Bayernin, Arsenalin e Olympiakosin.
Gjithsesi, skuadra shqiptare ka shkruar historinë, pasi që për herë të parë një skuadër nga ky shtet do të luajë në grupe të Europa Leagues.