Mposhtet Nora Gjakova, e humb mundësinë për medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos
Nora Gjakova i është bashkuar Distria Krasniqit dhe Akil Gjakovës duke e humbur mundësinë të stolisen me medaljeje në Kampionatin Botëror të Xhudos në Baku të Azerbajxhanit, pasi është mposhtur të shtunën nga Youjeong Kwon e Koresë Jugore.
Megjithëse performoi më mirë dhe ishte më pranë medaljes së dy xhudistët tjerë kosovarë, Nora u mposht në Repechage nga Kwon në kategorinë deri 57 kilogramë, duke e humbur mundësinë e mirë për ta marrë medaljen e bronztë.
Pasi e kaloi rundin e parë pa luftë, Nora pati paraqitje fenomenale në dy rundet e radhës, tre dhe katër, të cilat i fitoi me Ippon.
(Kosova Sot)