Bayerni e kërkon fitoren e katërt kundër Schalkes
Bayern Munichu do të përballet me Schalken në kuadër të javës së katërt në Bundesligë.
Skuadra e Niko Kovacit ende nuk ka pësuar humbje në ligën gjermane, pasi i fitoi të tri ndeshjet e para të ligës gjermane.
Ndërsa Schalke është në një formë të dobët, pasi i ka humbur të tri ndeshjet e para, dhe sot e kërkon fitoren e parë në Bundesligë në shtëpi kundër kampionit, Bayernit.
Ndeshja pritet të fillojë prej orës 18:30 në stadiumin e Schalkes “Veltins Arena”.
(Kosova Sot)