Luisao – Chelsea, dështoi në sekondat e fundit
Mbrojtësi i Benficas, Luisao, mbeti pa u transferuar në Chelsea, në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës.
Chelsea dështoi në transferimin e qendërmbrojtësit të Benficas, Luisao, në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sipas “O’Jogo”, “Blues” kërkuan futbollistin brazilian, por ardhja e tij në Stamford Bridge dështoi pas mbylljes së afatit kalimtar të verës në Angli.
34-vjeçari raportohet se kushton 14 milionë funte, dhe u kërkua nga Jose Mourinho për t’i zgjidhur problemet në mbrojtje.