Slovenia shkarkon trajnerin Kavcic
Skuadra ka marrë vetëm një fitore qëkurse Kavcic e mori atë në dhjetor të 2017’ës dhe ndryshimi është dashur të vije
Sllovenia e ka shkarkuar trajnerin Tomaz Kavcic, pas vetëm një fitoreje në shtatë ndeshje të tyre më 2018.
Kavcic ishte emëruar në pozitën e tij në dhjetor të vitit të kaluar por kishte pasur rezultate të dobëta, me Slloveninë e cila po lëngon në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve.
Sllovenia e hapi kampanjën në Ligën e Kombeve me humbjen 2-1 kundër Bullgarisë para së të dështoi kundër Qipros po ashtu me humbjen e dytë këtë sezon.
Humbja 1-0 kundër Norvegjisë duket se ishte hera e fundit që menaxheri të shkojë në shtëpi, pavarësisht se barazoi me rezultat 1-1 kundër Qipros të martën.
Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai ta ruaj vendin e tij pasi që federata vendosi që të gjej një menaxher të ri.
Ka pasur edhe raporte që Kavic kishte marrëdhënie jo të mira me portierin Jan Oblak-i cili ka munguar ndeshjeve të fundit me Norvegjinë dhe Qipron-e që mund të akuzohet për largimin e tij, por presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatovic i ka mohuar këto akuza.
“Kurrë nuk do ta ndryshonim trajnerin shkaku i një lojtari”, ka thënë ai sot në një konferencë për media.
Sllovenia do të shreson që të gjejë një zëvendësim për Kavcic para ndeshjeve të fundit të saj në Ligën e Kombeve kundër Norvegjisë dhe Bullgarisë.
Skuadra për momentin ka 3 pikë më pak se vendi i tretë, Qipro, derisa Bullgaria dhe Norvegjia janë në krye të grupit me nga nëntë pikë nga katër ndeshje.
(Kosova Sot)