De Gea, befason Real Madrid
Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.
David de Gea vazhdon të jetë objektiv i Real Madridit.
Portieri i Manchester Unitedit ishte shumë pranë transferimit në Santiago Bernabeu. Por, marrëveshja dështoi për shkak të vonesës në dokumentacionin për regjistrimin e tij në Ligën Spanjolle.
Mirëpo, e përditshmja sportive madrilene “Marca”, shkruan se gjiganti spanjoll është ende i interesuar për blerjen e De Geas, përderisa ai nuk e vazhdon kontratën e tij në Old Trafford.
Portieri ka marrëveshje me “Red Devils” deri në verën e vitit 2016.