Hysaj: Gara për Skudeto nuk ka përfunduar

  • 18 October 2018 - 18:43
Hysaj: Gara për Skudeto nuk ka përfunduar

Anësori i djathtë i Napolit, Elseid Hysaj ka insistuar se Juventusi nuk është afër për ta fituar Skudeton – Nëse gara përfundon më gjashtë pikë, atëherë nuk po luajmë fare

Bardhezinjtë kanë fituar Serie A në shtatë vitet e fundit, ndërkaq sezonin e kaluar Napoli pati katër pikë më pak se ata, pavarësisht se kishin 91 pikë tërë sezonin.

Këtë sezon, skuadra e Massimiliano Allegrit ka fituar tetë ndeshje, por shqiptari thotë se ata nuk janë dorëzuar ende.

“Nuk ka përfunduar asgjë”, ka insistuar Hysaj për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Nëse kampionati përfundon më gjashtë pikë epërsi tani atëherë pse duhet të luajmë ne. Trajneri (Carlo Ancelotti) gjithmonë ka fituar dhe ne duhet të shpresojmë që ta vazhdojmë këtë gjë, ai na ka dhënë mundësinë të gjithëve që të vazhdojmë me fitore”.

“Ai është një trajner i madh, gjithmonë e kam dashur atë edhe në TV duke e shikuar. Para se të jetë një trajner i madh, ai është një personalitet i madh. Ai bën humor, shaka, ai e di vendin e tij dhe ai është person special”.

“Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, por tani jemi duke ja dalëq mirë dhe duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”.

“Cristiano Ronaldo? Ai nuk shënoi kundër meje, por ai bëri një asist. Jam i lumtur për skuadrën të cilës ai nuk i shënoi”.

Hysaj po ashtu ka diskutuar për Ligën e Kampionëve, fitoren kundër Liverpoolit dhe ndeshjet e ardhshme kundër Paris Saint-Germain.

“Ne mund të luajmë më çdo skuadër, me asnjë përjashtim. Nëse ne e kemi mundur Liverpool mund ta mposhtim edhe PSG po ashtu, vetëm duhet të jemi të fokusuar dhe ti bëjmë gjërat në mënyrë të qetë”.

“Ne nuk duhet të fokusohemi shumë në sulmin e tyre, ata duhet të shqetësohen për sulmin tonë gjithashtu dhe faktin që mbrojtja e jonë nuk pranoi gol kundër Liverpoolit.

“Ne kemi një skuadër të madhe gjithashtu, si ata”.

Para kësaj ndeshje, skuadra e Ancelottit do të përballet me Udinesen..

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, si çdo vit”, ka thënë Hysaj.

“Ata do të vinë tek ne pas tri humbjeve radhazi kështu që do të jenë edhe më shumë të fokusuar, por do ta gjejnë edhe Napolin e fokusuar. Ne të gjithë jemi gati për këtë ndeshje”.


(Kosova Sot)