Guardiola: City po punon në rinovimin e kontratës së Sanes
Leroy Sanes pritet t’i ofrohet kontratë e re nga Manchester City sipas Pep Guardiolas.
Trajneri i klubit anglez e ka konfirmuar se klubi është duke punuar në vazhdimin e kontratës së anësorit gjerman.
Sane në këtë stinor i ka dy gola dhe dy asistime në shtatë ndeshje.
“Klubi është duke punuar për këtë”, ka thënë Guardiola në lidhje me kontratën e Sanes.
“Ne e vlerësojmë kualitetin e lojtarit, nuk kemi dyshime në aftësitë e tij”.
Manchester City luan sot ndaj Burnleyt në kuadër të Premierligës duke filluar prej orës 16:00.
(Kosova Sot)