Henry e humb ndeshjen e parë në stolin e Monacos

  • 21 October 2018 - 09:22
Henry e humb ndeshjen e parë në stolin e Monacos

Thierry Henry e ka humbur ndeshjen e parë në stolin e Monacos, që prej ardhjen në detyrën e trajnerit të gjigantit francez para një jave.

Vuajtjet e Monacos në Ligë 1 vazhduan edhe të shtunën pas humbjes dramatike 2-1 ndaj Strasburg në Alsaces të shtunën.

Në fakt Strasburgu përfitoi nga një gabim i portierit Seydou Sy dhe kartoni i kuq i Samuel Grandsir.

Henry e zëvendësoi Leonardo Jarimin para shtatë ditësh, pasi Monaco i kishte fituar vetëm gjashtë pikë në nëntë ndeshjet hapëse.

Megjithatë, ndeshja ndaj Strasburgut nuk tregoi shenja përmirësimi, përkundër ardhjes së francezit në stol. 

 

(Kosova Sot)