Young: Duhet të sulmojmë ndaj Juventusit

  • 21 October 2018 - 18:16
Young: Duhet të sulmojmë ndaj Juventusit

Ashley Young ka kërkuar që skuadra e tij ta bëjë një paraqitje të madhe ndaj Juventusit të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Unitedi barazoi me Chelsean në “Stamford Bridge” 2-2, ku në pjesën e parë ata u mbrojtën dhe ishin në disavantazh, ndërsa në të dytën sulmuan dhe i shënuan dy gola me anë të Anthony Martial.

“Mendoj se e merituam fitoren”, tha anglezi.

“Duhet të futemi në lojë me qëllimin për të sulmuar, veçanërisht në shtëpi. Duhet të luajmë ashtu siç kemi bërë në pjesën e dytë ndaj Newcastle dhe Chelseat”.

 

(Kosova Sot)