Portugalia gjysmëfinalisti i parë i Ligës së Kombeve

  • 17 November 2018 - 23:21
Portugalia gjysmëfinalisti i parë i Ligës së Kombeve

Portugalia e ka fituar Grupin e 3 të Ligës A në garën inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, pas barazimit pa gola me Italinë të shtunën në Milano.

Barazimi 0-0 në “San Siro” ndaj italianëve nënkupton se Portugalia është bërë skuadra e parë që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Kampioni në fuqi i Evropës u fut në ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë duke e kërkuar së paku një barazim që do t’ia garantojë një vend në gjysmëfinale, siç edhe ndodhi në fund.

Por, as humbja nuk do t’ia shuante Portugalisë shpresat për ta fituar grupin, edhe pse do t’ia linte ndeshjes së fundit ndaj Polonisë, tashmë të rënë në Ligën B.

Megjithatë, tani është e konfirmuar se Portugalia do të jetë pjesë e gjysmëfinaleve që zhvillohen në qershor të 2019-s.

 

(Kosova Sot)